75 Mall Live Search
09:13 / E Diele, 21 Prill 2024 / Gj. Sh

Qytetari nga Ferizaj gjen portofolin me para, e dorëzon në polici

Të shtunën një qytetar A.Zejnullahu në Ferizaj ka gjetur një portofol me para të humbura.

Policia ka njoftuar se ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 321.95 euro në total.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin A. Zejnullahu për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.