75 Mall Live Search
09:19 / E Diele, 21 Prill 2024 / Gj. Sh

Në Zubin Potok voton një serbe: Votova kundër shkarkimit të kryetarit Izmir Zeqiri

Dy orë pas hapjes së Qendrës së votimit në Zubin Potok, ka votuar një qytetare nga ana e komunitetit serb.

Ajo është shprehur për IndeksOnline se është kundër referendumit dhe se e njëjta tha se ka votuar kundër shkarkimit të kryetarit Izmir Zeqiri. Sipas saj, kryetari Zeqiri po bën punë të mirë.

Ajo u ka bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë serb që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.

Përndryshe, kjo votuese ishte e dyta që shfrytëzoi të drejtën e saj për votë deri më tani në këtë qendër.

Kujtojmë se pak më herët në këtë qendër qëndroi edhe ambasadori i Suedisë për ta monitoruar situatën.