75 Mall Live Search
11:00 / E Diele, 21 Prill 2024 / Gj. Sh

“E papranueshme, nuk e kuptoj se si mbijetuam”, Guardiola i nervozuar pas fitores ndaj Chelseas

Manchester City, të dielën shënoi fitore me rezultat 1-0 ndaj Chelseas, duke siguruar finalen e Fa Cup.

Pas ndeshjes, trajneri i kampionit anglez, Pep Guardiola ishte i revoltuar me federatën, duke mos i pëlqyer vendimi për të luajtur tre ditë pas ndeshjes me Real Madridin në Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se kjo është e papranueshme dhe nuk e di si futbollistët e tij arritën të mbijetonin nga lodhja qe kishin, pas ndeshjes në mesjavë ku luajtën për 120 minuta.

“E PAPRANUESHME të luash sot, e papranueshme për shëndetin e lojtarëve. Është e papranueshme. Nuk është normale. Për shëndetin e lojtarëve, pas 120 minutave kundër Realit… është e papranueshme. Nuk e kuptoj se si mbijetuam sot. Asgjë nuk do të ndryshojë. Asgjë. Pse sot dhe jo nesër kur Chelsea, Man United dhe gjithashtu Coventry nuk luajnë në mesjavë? Pse? Më thuaj pse, më shpjego. Ju do të thoni: transmetuesit… jo djema, unë them se pasi është për shëndetin e lojtarëve, ne nuk mund ta pranojmë këtë. Këta lojtarë janë legjenda. Legjendat e lojës. Nuk e kuptoj si mbijetojnë sot! Chapeau. Na pëlqen të luajmë futboll, e duam këtë sport por është për lojtarët, për shëndetin e tyre… më besoni, është shumë./IndeksOnline/