Çfarë po ndodh në “Wembley”, Coventry barazon rezultatin ndaj Unitedit në fundin e ndeshjes

Skuadra e Coventry ka barazuar rezultatin ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen gjysmëfinale të Fa Cup.
Golin për 3:3 e shënoi Wright në minutën e fundit të ndeshjes, shkruan Indeksonline
Sulmuesi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për të bërë “çmendurinë” në stadiumin e “Wembleyt”.
“Djajtë e kuq” ishin duke fituar 0:3 deri në minutën e 71’të, por më pas me golat e Simms, O’Hare dhe Wright barazohet gjithçka./Indeksonline/