75 Mall Live Search
19:33 / E Diele, 21 Prill 2024 / L K

Kutitë e votimit largohen nga objekti i Komunës së Leposaviqit

Pak momente më parë janë mbyllur vendvotimet në katër komunat veriore, Mitrovicë veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Komisionerët kanë bëre gati kutitë e votimeve për transport.

Ndërsa, Policia e Kosovës me kujdes të shtuar pritet që t’i transportojë ato.

Ekipi i IndeksOnline në Leposaviq po raporton se kutitë e votimit janë duke u larguar nga objekti i Komunës së Leposaviqit./IndeksOnline/

IndeksOnline do të ju mbajë të informuar në zhvillimet e fundit.