75 Mall Live Search
20:01 / E Diele, 21 Prill 2024 / L K

KQZ-ja jep shifrat, ja sa votues kanë dalur në votime në komunat veriore

Sot gjatë ditës në katër komunat veriore është mbajtur referendumi për votimin pro apo kundër për shkarkimin e kryetarëve.

Në përgjithësi ka pasur një numër të vogël të votuesve në këto katër komuna.

Komisioni qendror zgjedhor e ka konfirmuar se ka dështuar iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve aktual në veri.

KQZ-ja gjithashtu ka ndarë shifrat se sa votues kanë dalur në secilën komun, transmeton IndeksOnline.

Shifrat janë si në vijim.

Leposaviq 124 votues, Zubin Potok 18 votues, Zveçan nuk ka votuar asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 111 votues”, tha Radoniqi, kryetari i KQZ-së, përcjell IndeksOnlin.