E thotë edhe Pochettino, Palmeri mund të mungojë ndaj Arsenal-it

Trajneri argjentinas i Chelsea-t, Mauricio Pochettino, duket se frika më e madhe e tij mund t’i ndodhë pasi që Palmeri, mund të mungojë në derbin ndaj Arsenalit.
Lojtari anglez, mungoi në stërvitjen e sotme për shkak të një sëmundje të tij dhe dyshimet, filluan nëse anglezi do jetë prezent në ndeshjen e rëndësishme për klubin e tij, shkruan IndeksOnline.
Palmeri, ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm këtë sezon për “Blutë” e Londrës pas ardhjes së tij nga Manchester City, ku aktualisht është edhe golashënues në Premier League.
Mungesa e tij në këtë ndeshje padyshim që do ishte një goditje për Chelsea-n, e cila synon që të paktën të kualifikohet në Ligën e Konferencës./IndeksOnline/