“Kushton 150 milionë euro”, pendohet CEO i Leverkusenit: Gabova!

Pavarësisht moshës së re, Florian Wirtz është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayer Leverkusenit. Që fitoi titullin e parë kampion në Gjermani.
Skuadra e Xabi Alonsos nuk është mposhtur ende për këtë sezon, teksa po tenton të sigurojë edhe trofetë e Europa League dhe Kupës së Gjermanisë.
“Kurrë mos thuaj kurrë në merkato, por një gjë është e sigurt! Ne nuk do ta lëmë kurrë Florianin të largohet për më pak se 150 mln euro”, u shpreh Fernando Carro, CEO i “Aspirinave”.
Fjalë për të cilat është penduar, pasi Carro thekson se te Bayeri nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë 20-vjeçarin e talentuar.