75 Mall Live Search
09:37 / E Hënë, 29 Prill 2024 / L K

Qitje me armë zjarri, i bastiset shtëpia nga policia

Policia e Kosovës kishte pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në Bërvenik të Podujevës.

Ndërsa, pas bastisjes tek i dyshuari i është sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë, një i zbrazët dhe 47 fishekë.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka deklaruar se i dyshuari mashkull  kosovar ka shtënë me armë zjarri. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollës janë gjetur dhe sekuestruar një karikatorë dhe 47 fishekë,  ndërsa në një objekt përcjellës të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikatorë i zbrazët. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së, shkruan IndeksOnline.