75 Mall Live Search
09:12 / E Enjte, 02 Maj 2024 / AR

Ndahen zyrtarisht Britney dhe Sam Asghari, arsyeja ishte tradhtia

Britney Spears është ndarë me Sam Asgharin. Ky veprim erdhi gati një vit pasi Sam bëri kërkesë për ndarje. Lajmin e bëri të ditur TMZ.

Gjykatësi duhet të nënshkruajë së shpejti dhe kur kjo të ndodhë martesa do të jetë zyrtare, transmeton Indeksonline.

Siç është raportuar, Britney ka paguar qiranë e Semit në shtëpinë e tij të re.

Sa i përket arsyes se pse martesa u prish, burimet thonë se Sam besonte se Britney e tradhtoi atë me një person të stafit në shtëpinë e saj. Pas dramës së divorcit, Britney publikoi kujtimet e saj, “The Woman in Me” … dhe çuditërisht, fjalë negative për Sam nuk gjendeshin askund./Indeksonline/