Shoqërohet në polici një person në veri, dyshohet se shkroi disa grafite përçarëse

Është shoqëruar në polici një person në Mitrovicë të Veriut, pasi dyshohet se ka shkruar disa grafite me përmbajtje përçarëse.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, njofton Klankosova.tv.
“Është shoqëruar në stacionin policor një i dyshuar mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte shkruar disa grafite me përmbajtje të përçarjes. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.