75 Mall Live Search
10:57 / E Enjte, 02 Maj 2024 / L K

Resorti italian vendos ndalimin e bikineve, kërcënon me gjoba të ashpra!

Në resortin italian të pushimeve Lignano, do të ketë një ndalim të veshjes së rrobave të banjës nga muaji maj. Shkak për këtë janë disa ankesa nga banorët vendas.

Vendimi do të hyjë në fuqi nga 5 maji, shkruan Indeksonline.

Me rregullat e reja, burrat duhet të veshin një bluzë me mbathjet e tyre të notit, ndërsa gratë duhet të veshin një bluzë të përshtatshme mbi bikini ose rroba banje.

Fëmijët e moshës dymbëdhjetë e lart gjithashtu duhet t’i përmbahen këtyre rregullave. Shkak i ndalimit janë bërë një sërë ankesash nga banorët të cilët e kanë cilësuar si ofenduese sjelljen e pushuesve.

Rregulla të tilla kishte vendosur më parë edhe Barcelona dhe Spliti./Indeksonline/