75 Mall Live Search
19:20 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Adoleshentja kërkon ndihmë të gjejë djaloshin misterioz që kishte puthur në Paris (Video)

Është një histori e duhur për një film të ri të Hollywood-it.

Një adoleshente amerikane, Juliana Corrales gjatë një udhëtimi me shkollë për në Parisë, kishte takuar një të panjohur mjaft bukurosh në majën e Kullës së Eiffel. Në këtë vend ata kishin ndarë një puthje romantike para se t’i ndanin rrugët.

Momente më vonë, vajza zbuloi se kishte mbetur “e lidhur” me djaloshin misterioz, por ishte shumë vonë- pasi ai ishte zhdukur në turmën e turistëve të shumtë. Të vetmin detaj që ajo kishte nga ai ishte se ai kishte shtëpinë në Teksas dhe se emri i tij ishte Gavin, transmeton Indeksonline.

E dëshpëruar, ajo mundohet ta gjejë atë përmes Twitter-it, dhe me ndihmën e mijëra ndjekësve në këtë rrjet social, ajo arriti të “lidhet” me të vetëm disa ditë më vonë.

“Putha këtë djalë të mrekullueshëm në maje të Kullës së Eiffel-it, mëkati i vetëm është se unë nuk ja mora atij numrin, a mund të më ndihmoni ju vajza për këtë?”, ka shkruar ajo në Twitter, duke shpërndarë edhe videon e puthjes së tyre.

Ajo kishte marrë komente të shumta. Megjithatë, fundi nuk ishte i lumtur siç do dëshironin shumë ndjekës të cilët mundoheshin t’i ndihmojnë asaj ta gjejë atë. Sepse del se Gavini “i mrekullueshëm” kishte një të dashur.

Kjo saga romantike ka mbajtur mijëra njerëz të mbërthyer në Twitter.

E gjithë ngjarja kishte filluar para se të nisnin ekskursionin në Paris, ku Juliana i kishte vënë kusht vetes se duhej të puthte dikë në majën e Kullës së Eiffel.

Kështu kur kishte kuptuar se ai ka të dashur, Juliana e përmbylli këtë kërkim me një falënderim të madh për të gjithë ata që i kishin ndihmuar ta gjenin atë./Indeksonline/