75 Mall Live Search
19:29 / E Enjte, 02 Maj 2024 / L K

Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, polica nis hetimet

Është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Doblibarë të Gjakovës.

Policia dhe njësitet e nevojshme mjekësore kanë konstatuar në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion, përcjell IndeksOnline.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe se policia ka hapur rast hetimi.

Ketë e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.

“Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë  Elezaj për IndeksOnline.