75 Mall Live Search
22:55 / E Enjte, 02 Maj 2024 / Gj. Sh

Roma bie në ”Olimpico”, Leverkusen pranë finales së Europa League

Bayern Leverkusen po vazhdon me formë fantastike.

Kampioni i sapo shpallur i Gjermanisë, është shumë pranë finales së madhe të Europa League, pasi sonte fitoi në udhëtim ndaj Romës, shkruan IndeksOnine.

Rezultati përfundmtar në stadiumin ”Olimpico” ishte 0-2.

Granit Xhaka me shokë e dominuan ndeshjen qysh nga fillimi, me Florian Wirtz i cili shënoi golin e epërsisë në minutën e 28-të.

Golin e sigurisë e shënoi. Robert Andrich në minutën e 73-të.

Ky është një rezultat tepër i favorshëm për skuadrën e Xavi Alonsos, para ndeshjes kthese e cila zhvillohet javën e ardhshme në ”BayArena”, më 9 maj./IndeksOnline/