Christensen realizon një nga golat më të bukur këtë sezon në La Liga

Dy gola të shpejtë janë shënuar në ndeshjen mes Gironas dhe Barcelonës e vlefshme për javën e 34-të në La Liga.
Fillimisht golin për 0:1 e shënoi Andreas Christensen në minutën e 3’të, shkruan Indeksonline
Mbrojtësi danez shënoi një nga golat më të bukur këtë sezon në La Liga.
Ai mori një pasim të bukur nga Yamal, ndali topin me gjoks dhe goditi me vollej në stilin e një super sulmuesi.
Kujtojmë që klubi vendas barazoi shifrat menjëherë pas disa sekondave me anë të Dovbyk./Indeksonline/