Vedat Muriqi dhe Mallorca mposhten në shtëpi nga Atletico Madrid
Skuadra e Atletico Madrid ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Mallorcas në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në La Liga.
Vetëm një gol u shënua në këtë takim dhe ai u realizua në minutën e 5’të nga Riquelme, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, skuadra vendase kërkoi golin e barazimit – por nuk arriti ta çonte topin në rrjetë.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi luajti gjithë ndeshjen dhe u vlerësua me notën 6.2.
Me këtë fitore, Madrid shkon në kuotën e 67 pikëve në pozitën e 4-të, kurse Mallorca në pozitën e 16-të me 32 pikë./Indeksonline/