75 Mall Live Search
23:59 / E Shtunë, 04 Maj 2024 / G T

Robin Krasniqi dominon 10-të raundet, fiton ndaj boksierit portugez

Haxhi Krasniqi ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në qytetin gjerman, Augsburg.

Boksieri shqiptar para shumë tifozëve të pranishëm në palestër mposhti kundërshtarin e tij nga Portugalia, Jorge Silva, shkruan Indeksonline

Krasniqi fitoi me vendim të gjyqtarëve pasi e dominoi në të gjitha raundet boksierin kundërshtar.

Për boksierin nga Juniku kjo ishte fitorja e parë për këtë vit.

Tani Haxhi Krasniqi nga 61 meçe  ka 55 fitore, ku 20 prej tyre me nokaut, krahas shtatë humbjeve./Indeksonline/