75 Mall Live Search
16:33 / E Diele, 05 Maj 2024 / G T

Albin Berisha gol në Rumani, ia dhuron tri pikë të vlefshme skuadrës së tij

Skuadra e Petrolul shënoi një fitore të madhe ndaj Otelul (2:1) në ndeshjen e raundit të tetë në fazën e mbijetesës në Ligën e Rumanisë.

Golin e fitores për ekipin vendas e shënoi sulmuesi kosovar, Albin Berisha, shkruan Indeksonline

Berisha shënoi një gol nga zona e 16-metërshit për t’ia dhënë tri pikë të vlefshme skuadrës së tij.

Ky ishte goli i tretë ish-sulmuesit të Ballkanit në Ligën e Rumanisë me fanellën e Petrolul në 13 ndeshje.

Kujtojmë që gjatë muajit shkurt të këtij viti, Berisha u transferua në ekipin rumun nga Ballkanit për 230 mijë euro./Indeksonline/