75 Mall Live Search
17:54 / E Diele, 05 Maj 2024 / FR

40 ditë paraburgim për personin që kreu vepra penale në Maqedoni të Veriut, ishte në kërkim nga Interpoli

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës 40 ditë paraburgim ndaj të pandehurit B.K., i kërkuar nga Maqedonia e Veriut, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar për shkak të veprave penale përgatitja e veprave terroriste dhe grabitje.

Ndaj tij është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesa të datave 2 prill 2005 dhe 9 maj 2008 të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

I pandehuri B.K., dyshohet se veprat penale i ka kryer në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe i njëjti më 3 maj 2024 është ndaluar dhe arrestuar nga njësiti i NJRSH-së dhe njësiti i antidrogës në Ferizaj.