Nesër finale me yje të futsallit në turnirin “Njazi Rexhepi”

Nesër zhvillohet një super finale në futbollin e vogël në turnirin “Njazi Rexhepi”, mes Milazim Petrova nga Lipjani dhe FC Martlis nga Istogu.
Finalja zhvillohet nesër nga ora 20:30 në Fushën e Shkollës “Njazi Rexhepi” në Sllatinë të Epërme në Viti, shkruan Indeksonline

Në këtë mbrëmje i ftuar special është edhe këngëtari i njohur, Fahrush Azemi – i cili do të performojë “live” për nder të heroit kombëtar, Njazi Rexhepi.
Në këtë finale luajnë shumë yje të njohur në futbollin e vogël në Kosovë, kurse në tribuna pritet të ketë një numër të madh të tifozëve./Indeksonline/
