Nuk e kreu pagesën dhe i vodhi telefonin taksistit, policia arreston prishtinasin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një taksisti i është vjedhur telefoni gjatë orarit të punës dhe të njëjtit nuk i është kryer pagesa nga i dyshuari.
Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe e ka dërguar në mbajtje.
“Ankuesit mashkull kosovar, ka raportuar se pasi që ka kryer shërbime taksi një personi, i njëjti nuk ia kishte kryer pagesën dhe njëkohësisht ia kishte vjedhur edhe një telefon celular “Iphone XS” dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësiti policore ka arrit që ta identifikojë dhe ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.