75 Mall Live Search
15:33 / E Hënë, 06 Maj 2024 / AR

Sonte do të mbahet eventi më i madh i modës, zbulohet kodi i veshjes

Met Gala 2024 do të mbahet sonte (6 maj) në New York City.

Fansat nga e gjithë bota do të shikojnë teksa Anna Wintour dhe të ftuarit e saj mbërrijnë me stil për festën vjetore e cila zhvillohet të hënën e parë të majit, transmeton Indeksonline.

Këtë vit, Met Gala do të festojë ekspozitën e Institutit të Kostumeve të titulluar “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës”. Kodi zyrtar i veshjes është “Kopshti i Kohës”.

Andrew Bolton , i cili është kryekuratori i Met në NYC, shpjegoi në Vogue , “Është shumë një sezonë për natyrën dhe poetikën emocionale të modës”.

Ekspozita e re do të nxjerrë në pah tre nga elementët e Tokës: tokën, qiellin dhe detin.

Vogue shpjegoi se kodi i veshjes është frymëzuar nga tregimi i shkurtër i JG Ballard i shkruar në vitet 1960. Ndërsa Vogue thotë se kodi i veshjes mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, ata presin që të marrin përsipër një pamje “shumë lule dhe botanike”./Indeksonline/