75 Mall Live Search
16:55 / E Hënë, 06 Maj 2024 / LB

Ademi reagon pas takimit të Taravarit me Mickoskin:Vota për VLEN është votë për OBRM-PDUKM-në

Arbër Ademi nga Fronti Europian ka reaguar pas takimit të sotëm të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski me Arben Taravari nga VLEN.

Ademi përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook thotë se vota për VLEN-in është votë për OBRM-PDUKM-në.

“Vota për VLEN është votë për OBRM-PDUK! Popullit askush s’mund t’ia hedh!

Shihemi më 8 maj! Do të ndodhë populli!”, shkruan Ademi./