West Ham ndan rrugët me trajnerin David Moyes

David Moyes do të largohet nga skuadra e West Hamit pas përfundimit të sezonit.
Lajmin është konfirmuar nga klubi anhlez, ku kanë arritur marrëveshje të dyanshme për të përfunduar kontratën në verë, shkruan IndeksOnline.
61-vjeçari u rikthye në krye të West Hamit gjatë viti 2019, ku klubi ishte në rrezik për të rënë nga elita e futbollit anglez.
Moyes arriti që për tre sezone radhazi ta dërgoj skuadrën e tij në garat evropiane, derisa vitin e kaluar arriti ta fitonte edhe titullin e Conference League, trofeu i parë i madh për West Hamin në 43 vjet./IndeksOnline/
