Izraeli do të dërgojë një delegacion në Egjipt

Një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut, thuhet se kabineti i luftës “vendosi unanimisht se Izraeli do të vazhdojë operacionin e tij në Rafah” në mënyrë që “të ushtrojë presion ushtarak mbi Hamasin”.
“Kjo do të çojë përpara lirimin e pengjeve tona dhe do të arrijë objektivat e tjera të luftës”, thuhet në deklaratë.
Aty gjithashtu thuhet se Izraeli do të dërgojë një delegacion në Egjipt, shkruan Sky News.
“Derisa propozimi i Hamasit është larg përmbushjes së kërkesave thelbësore të Izraelit, Izraeli do të dërgojë një delegacion në Egjipt në një përpjekje për të maksimizuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për kushtet e pranueshme për Izraelin”, thuhet tutje në deklaratë.