75 Mall Live Search
18:34 / E Martë, 07 Maj 2024 / MSH

“Lufta” Drake-Kendrick Lamar, “ngjyhen” edhe Mozzik e Getinjo

Beteja e nisur mes dy reperëve me famë botërore, Kendrick Lamar dhe Drake, ka bërë bujë kudo, përfshirë edhe në Kosovë.

Teksa ata po bëjnë “diss-a” mes vete, edhe reperët shqiptarë duket se kanë nisur të mbajnë anë.

Është fjala për vëllezërit nga Ferizaj, Mozzik dhe Getinjo, të cilët po mbajnë anën e reperit Kendrick Lamar.

Të dy kanë postuar të njëjtën fotografi në “Insta-Story”, ku shihet një hut, që është simbol përsonifikues i Drake, i ngordhur.

Madje, mbi fotografi të dy kanë shkruar emrin e reperit Drake, por si akronim të fjalisë “Don’t Rap Against Kendrick Ever”, që do të thotë “Mos bëj rep kundër Kendrick-ut, kurrë”.