75 Mall Live Search
19:02 / E Martë, 07 Maj 2024 / k.v

Bashkëpunimi ministri-komunë/ Këto janë dy projektet infrastrukturore që do të realizohen në Ferizaj

Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Ferizajt kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për realizmin e dy projekteve të rëndësishme ku vlera e tyre është 600 mijë euro, transmeton IndeksOnline.

Zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi pas nënshkrimit të memorandumit me kryetarin e Ferizajt Agim Aliu, ka njoftuar se ndërtimi i nënkalimit për vetura dhe këmbësorë afër Stacionit Policor në Ferizaj si dhe asfaltimi i rrugës Babush i ri – Cërnillë – Mirash në Ferizaj janë dy projektet e financuara nga dikasteri ku ai punon.

Statusi i plotë i Durmishit:

Në kuadër të nënshkrimeve të memorandumeve me komuna, sot nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit me Komunën e Ferizajt.

Për këtë komunë kemi dedikuar mjetet prej 600 mijë euro për financimin e projekteve:

➤ Ndërtimi i nënkalimit për vetura dhe këmbësorë afër Stacionit Policor në Ferizaj; si dhe

➤ Asfaltimi i rrugës Babush i ri – Cërnillë – Mirash në Ferizaj