75 Mall Live Search
20:37 / E Martë, 07 Maj 2024 / MSH

“National Geographic” shkruan për Shqipërinë, Edi Rama ia bën “share”

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook” shkrimin e “National Geographic”, e cila përshkruan me detaje perlat që ofron peizazhi turistik i Shqipërisë.

Media në fjalë “zbulon” për turistët vlerat dhe thesaret natyrore që ofron natyra shqiptare, por dhe mikpritja e njerëzve.

“Shqipëria në artikullin e “National Geographic” zbulohet përmes përvojave të jashtëzakonshme të rafting në zemrën blu të Europës – Vjosën – për të shkuar në Beratin pasuri e UNESCO-s dhe drejt kanioneve madhështore të Osumit falë punës fantastike të “Albanian Rafting Group”, në një udhëtim me aromën e verërave nga varietetet autoktone shqiptare dhe ushqimin e shijuar pranë barinjve në peizazhet e paprekura bukolike”, shkruan Rama në Facebook.