Forumi i Rinisë së LDK-së me tubim masiv, Abdixhiku: Popullistët mendjen nuk e kanë tek e ardhmja juaj

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti sot Konventën e Rinisë.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, u shpreh krenar për këtë organizim, duke ndarë entuziazmin me fytyrat e reja dhe energjike, të interesuara për aktivizim politik.
“Ky takim e ky organizim, na e dëshmon se LDK-ja qysh sot, disa muaj para zgjedhjeve kombëtare, është e gatshme, është e mobilizuar dhe me rininë në krah, është e fortë përballë secilës beteje përpara!” ka thënë mes të tjerash Abdixhiku.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Një rini si kjo e Lidhjes!
Sonte, mbajtëm Konventën e Rinisë së Lidhjes Demokratike në Prishtinë! Mes fytyrave të reja, energjive përplot e kurreshtjes për aktivizim politik në momente si këto, u ndjeva i plotësuar! Kjo Lidhje është e fortë, e rigjeneruar e reformuar!
Paris të lumtë!
Forumi i Rinisë ju lumtë!
Askush sikur ju, askush afër jush!
Ky takim e ky organizim, na e dëshmon se LDK-ja qysh sot, disa muaj para zgjedhjeve kombëtare, është e gatshme, është e mobilizuar dhe me rininë në krah, është e fortë përballë secilës beteje përpara!
Kjo beteje përpara, kërkon rizgjim rinor. Kjo betejë përpara, kërkon insistimin kokëfortë tuajin për të drejtën që ju mohohet sot: Një atdhe të fortë, të pasur e me të ardhme për ju!
Këtë të ardhme, e dashura rini e Lidhjes, mund ta parashikojmë. Mund dhe ta ëndërrojmë, e mund dhe ta vëzhgojmë. Por unë kam një thirrje tjetër për ju sot.
Le ta krijojmë atë!
Mos ta vëzhgojmë, mos ta ëndërrojmë, mos ta parashikojmë. Le ta bëjmë atë! Le ta bëjmë të ardhmen siç e meritojmë!