SHBA-ja ndalon dërgimin e bombave në Izrael

Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar një dërgesë me bomba në Izrael, mes shqetësimeve për përdorimin e tyre të mundshëm në një inkursion në Rafah, thotë një zyrtar amerikan.
Dërgesa, e cila u ndal javën e kaluar, përfshin 1,800 bomba me peshë 2,000 paund dhe 1,700 bomba me peshë 500 paund.
“Ne jemi veçanërisht të fokusuar në përdorimin përfundimtar të bombave 2000 paund dhe ndikimin që ato mund të kenë në mjedise të dendura urbane siç kemi parë në pjesë të tjera të Gazës,” tha zyrtari.
CNN raportoi gjatë fundjavës se një dërgesë municionesh në Izrael ishte ndalur , por arsyeja ishte e paqartë.
Udhëheqësit izraelitë kanë paralajmëruar për javë të tëra se një pushtim i qytetit Rafah, do të ndodhë në një moment në të ardhmen, edhe pse SHBA-ja dhe të tjerët kanë deklaruar publikisht se një operacion i tillë tokësor nuk duhet të ndodhë.
Administrata e Bideni ka bërë thirrje për një plan gjithëpërfshirës për të mbrojtur më shumë se një milion civilë të strehuar në Rafah dhe për të shmangur një zgjerim të katastrofës humanitare që po shpaloset në enklavën bregdetare.