75 Mall Live Search
09:31 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / MSH

Çifti përplaset për veturën, intervenon policia në Kishnicë

Një çift bashkëshortor ka pasur telashe për të cilat është ankuar në polici.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, në Kishnicë.

Sipas policisë, bashkëshorti është ankuar se ka pasur një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, rreth përdorimit të veturës së tyre.

I njëjti ka deklaruar se nuk dëshiron të jetojë më me gruan e tij, raporton Indeksonline.

“Në konsultim me prokurorin, e dyshuara është dërguar tek familja e saj, ndërsa rasti është duke u hetuar” thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/