75 Mall Live Search
10:38 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / L K

Zyrtarizohet një çift i ri i showbizit shqiptar

Aktorja Ana Lika dhe ish-banori i Big Brother-it Bjordi Mezini kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre.

Edhe pse prej kohësh ishin përfolur në shtypin rozë se ishin në një marrëdhënie, ata asnjëherë nuk i konfirmuan dhe as nuk i pohuan këto lajme.

Kur ishte në Big Brother, Bjordi pranoi se është një lidhje, pa zbuluar më shumë detaje. Megjithatë, shpejt u zbulua se bëhej fjalë për aktoren.

Dyshja është njohur gjatë zhvillimit të një projekti, nga postuan edhe foton e parë së bashku.