75 Mall Live Search
10:40 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / G T

“Dhembje koke” për Zlatko Dalicin, ylli i Kroacisë lëndohet dhe mbetët jashtë Euro-s 2024?

Kombëtarja e Kroacisë pritet të udhëtojë drejt Gjermanisë pa yllin, Nikola Vlasic.

26-vjeçari ka pësuar një lëndim me fanellën e Torinos në Serie A dhe tashmë do të mbetët jashtë fushave për më shumë se një muaj e gjysmë, shkruan Indeksonline

Nuk dihet zyrtarisht, por Vlasic pritet ta humbasë edhe Euro-n 2024 me Kombëtaren e Kroacisë dhe ky është një lajm aspak i mirë për trajnerin Zlatko Dalic.

26-vjeçari luan standard te “Helvetikët” – madje këtë edicion ka qenë në formë të mirë me ekipin italian, ku ka zhvilluar 33 ndeshje, ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asiste.

Kujtojmë që ky lajm është i mirëseardhur për Kombëtaren e Shqipërisë dhe trajnerin Sylvinho – të cilët do ballafaqohen me Kroacinë në grupin e Euro-s 2024./Indeksonline/