75 Mall Live Search
11:44 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / k.v

LIVE: Nis mbledhja e qeverisë, ky është rendi i ditës

Kryeministri Albin Kurti ka hapur mbledhjen e radhës së kabinetit qeveritar.

Në rend të ditës janë gjithsej 20 pika. Në mbledhjen e sotme, ndër të tjera do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për bankat, shqyrtimi i Projektudhëzimit administrativ për bashkëpunimin e strukturave dhe mekanizmave institucionale me organizatat joqeveritare për zbatimin e politikave të të drejtave dhe ofrimin e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve (MOP), shqyrtimi i kërkesës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e mjeteve të transferuara në buxhetin e Republikës së Kosovës (MFRT), shqyrtimi i kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për ndarjen e mjeteve buxhetore.

Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i propozimvendimit për rishpërndarje të mjeteve në Ministrinë e Administratës për Vetëqeverisje Lokale, shqyrtimi i propozimvendimit përfundimtar për shpronësim në interes publik të patundshmërive të prekura nga zbatimi i Projektit: Ndërtimi i rrugës Prizren-Tetovë (MSPPI), shqyrtimi i propozimvendimit përfundimtar për shpronësimin e pasurisë së paluajtshme me interes publik për realizimin e projektit: “Ndërtimi i sheshit qendror të qytetit” në Rahovec, shqyrtimi i iniciativës për lidhjen e marrëveshjes për shërbimet e aviacionit ndërmjet Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, e të tjera.