Shkatërrohet një laborator droge në Spanjë, prodhohej 100 kg kokainë në muaj

Policia e Gardës Civile spanjolle në bashkëpunim me Europolin arrestoi 20 persona të dyshuar për importimin e disa tonëve kokainë nga Amerika e Jugut në Spanjë, sipas një njoftimi të Europolit.
Policia bastisi 27 prona të ndryshme në Madrid, Pontevedra dhe A Coruña.
Një laborator me kapacitet për të prodhuar 100 kilogramë në muaj u zbulua në periferi të Madridit dhe u sekuestruan 21 fuçi kimikate të lëngshme dhe të ngurta të përdorura në prodhimin e kokainës.