75 Mall Live Search
13:09 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / G T

Ziyechi nuk kthehet te Chelsea, Galata përgatitet për blerjen e kartonit të plotë

Futbollisti i Kombëtares së Marokos, Hakim Ziyech, nuk do të kthehet te Chelsea në fund të sezonit.

Fabrizio Romano raporton se Galatasaray dëshiron ta blejë kartonin e plotë të futbollistit marokien, shkruan Indeksonline

Ziyech ka kontratë me Blutë e Londrës deri në vitin 2025, por atij i ka pëlqyer ambienti në Turqi dhe nuk dëshiron kthimin në “Stamford Bridge”.

31-vjeçari dëshiron të vazhdoj me Galatan edhe për një vit tjetër, kurse kjo e fundit po bëhet gati të blejë kartonin e plotë që flitet se do të jetë 3/4 milionë euro.

Mesfushori anësor ka luajtur një rol të madh në suksesin e Galatas këtë edicion në Superligën e Turqisë. Në 16 ndeshje të zhvilluara, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asiste./Indeksonline/