75 Mall Live Search
14:03 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / LB

Video/ Mickoski: S’ndryshojmë qëndrim ndaj Kosovës, mos u besoni gënjeshtrave!

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës në rast se zgjidhet kryeministër.

I pyetur nga Indeksonlie, pas votimit, ai tha se partia e tij e ka njohur shtetin fqinj dhe se s’ka aryse të ketë hapa të tjerë.

“Qëndrimi i Maqedonisë ndaj Kosovës është shumë i qartë, nuk e di a e keni këtë informacion në Kosovë, që qeveria VMRO-DPMNE-së ka njohur pavarësinë e Kosovës apo akoma besoni në gënjeshtrat e Artan Grubit dhe Ali Ahmeti”, ka thënë ai.

Më poshtë, intervista e plotë: