Rafuna akuzon opozitën në Prishtinë se nuk votoi pro shujtave për punëtorët e administratës

Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës Jeta Rafuna, ka akuzuar opozitën se nuk votoi pro propozimit të partisë së saj, për shujtat e punëtorëve të administratës.
Ndërsa ka thënë se kjo çështje do të marr epilog pozitiv, pasi që LDK në Prishtinë do ta shtyej këtë propozim përpara, pasi që punëtorët e Komunës e meritojnë jo vetëm shujtën por edhe benefite të tjera.
“Në kohën kur inflacioni ka prekur majat, çmimet janë bërë të papërballueshme dhe jeta mjaft e shtrenjtë – opozita e bashkuar kuvendare nuk votoj PRO propozimit të LDK-së për pagesën e shujtës ditore për të gjithë punonjësit civil të administratës komunale për vitin 2024 dhe vitin e kaluar 2023 retroaktivisht. Kjo çështje do të marr epilog pozitiv gjithsesi sepse LDK në Prishtinë do ta shtyej këtë propozim përpara. Punëtorët e Komunës e meritojnë jo vetëm shujtën por edhe benefite të tjera të cilat bashkërisht do t’i realizojmë”, ka shkruar Rafuna në Facebook.