75 Mall Live Search
08:05 / E Enjte, 09 Maj 2024 / G T

Thomas Tuchel kundër gjyqtarit: Nuk është momenti i këtyre gabimeve, ishim në gjysmëfinale

Skuadra e Bayern Munchen u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampionëve pasi u mposht 2:1 nga Real Madridi në ndeshjen kthyese në “Santiago Bernabeu”.

Kjo ndeshje u mbyll me shumë polemika, sidomos në momentin kur klubi mysafir barazoi rezultatin – por goli nuk qendroi shkaku se gjyqtari e kishte ndaluar lojën më herët, shkruan Indeksonline

Thomas Tuchel është zhgënjyer nga niveli i arbitrimit në përballjen ndaj Realit të Madridit. Trajneri i Bayern Munchen ka shfryrë pas ndeshjes, ku ka kritikuar ashpër anësorin që sinjalizoi përpara kohe pozicion jashtë loje për De Ligtin. Ky vendim i mohoi bavarezëve golin që do ta dërgonte takimin në shtesa.

“Unë mendoj se ajo që ndodhi bie ndesh me çdo rregull të futbollit modern. Asistenti është i pari që gabon dhe ngre menjëherë flamurin. Ai nuk mund të ishte i sigurt. Të kesh bo** për të ngritur flamurin është një gabim i madh. Anësori i kërkoi falje De Ligtit? E pranojmë faljen, por nuk është momenti për të kërkuar ndjesë. Janë gjysmëfinale dhe nuk është momenti për të bërë këto gabime. Arbitrat duhet të jenë në nivelin maksimal dhe nuk mund të kërkojnë falje. Nëse nuk është i aftë të jetë në lartësinë e duhur, nuk ia vlen të kërkojë falje”, u shpreh trajneri./Indeksonline/