75 Mall Live Search
08:12 / E Enjte, 09 Maj 2024 / AR

Nuk do ta njihni, aktorja transformohet në një burrë të moshuar

Aktorja e njohur Kate Beckinsale iu përgjigj pa hezitim komentuesve në rrjetet sociale. Aktorja postoi në Instagram foto e veshur si një dhëndër i moshuar në përgjigje të kritikave për pamjen e saj në internet.


Beckinsale mbante një maskë të rrudhur të një burri tullac dhe një kostum të bardhë dhe papijon ndërsa ishte ulur në një karrige me rrota, shkruan People.“Marrëveshja e re. Kjo është gjithçka që do të merrni”, ka shkruar ajo në foton e parë që ka shpërndarë që nga transformimi i saj. “Shpresoj të jetë më pak skandaloze dhe më shumë ajo që ju mendoni se është e përshtatshme për moshën tuaj. Sayonara b—–s.”

Një video e mëvonshme tregoi Beckinsale në të njëjtin pozicion të veshur me çizme të bardha me platformë. E gjithë kjo vjen pas komenteve negative që aktorja merr shpesh per pamjen e saj. Shumë komentues bien dakord se ajo përdor botox dhe filler për t’u dukur më e re. Dhe aktorja u shfaq pikërisht si një i moshuar në formë ironie.