E fundit | Real Madridi humb yllin e skuadrës për finalen e “Wembleyt”?

Skuadra e Real Madridit mbrëmë siguroi finalen e madhe të UEFA Champions League pasi eliminoi Bayern Munchen me rezultatin 2:1.
Por, ekipi i Carlo Ancelottit sot ka marrë një lajm jo të mirë – dhe bëhet fjalë për futbollistin Aurelien Tchouameni, shkruan Indeksonline
Mesfushori i Kombëtares së Francës ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së mbrëmshme dhe pritet të mungoj disa ditë.
Madje, flitet se Tchouameni mund të mungoj edhe në finalen e madhe të “Wembleyt” ndaj Borussia Dortmundit.
Kujtojmë që mbrëmë mesfushori francez u largua nga loja në minutën e 70’të dhe u zëvendësua nga bashkëkombasi i tij, Camavinga./Indeksonline/