Prezantimi i Besa Kokëdhimës në Eurovizion, analiza e Elton Dedës

Besa Kokëdhima nuk ka arritur finalen e madhe të Eurovizionit.
Elton Deda është njëri nga muzikantët e njohur që ka dhënë një analizë për përfaqësimin e saj.
“Nuk do merrem fare me çfarë përfaqëson Besa si personazh, si këngëtare, si figurë publike apo si këndoi ne Eurovizion. Nuk do merrem se më shkoi goja mbrapa duke thënë që ai palo aktivitet që nuk gjeneron asgjë profesionale, nuk duhet të merret në konsideratë nga asnjë profesionist. Është thjesht një kafe luksoze me banakun bosh, ose në më të mirën e rasteve me pije të skaduara. Unë them ti kthehemi halleve tona dhe ta lemë fasadën bosh në punën e vet. Besës i uroj suksese në projekte të tjera dhe këndoftë gjithmonë siç di ajo” shkruan Deda në reagim./Indeksonline/