75 Mall Live Search
15:06 / E Premte, 10 Maj 2024 / mp

Sekuestrohen 25 motoçikleta nga policia nё Pejё

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, nё vazhdimin e implementimit tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili ёshtё realizuar më 08.05.2024, nё Pejё. Nё kёtё plan i cili do tё vazhdojë tё implementohet edhe nё ditët nё vijim.

Më 08.05.2024 nga njësitet e DRP Pejё, janё sekuestruar

Njёzet e pesё (25) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mosposedimi i lejёs sё drejtimit, mosposedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje të tjera.

Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës.

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon te të gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.