KF Drenica drejt privatizimit, Reci me plan ambicioz

Klubi i Futbollit Drenica për herë të parë këtë edicion po garon në Ligën e Parë.
Duke qenë se klubi ndodhet në vështirësi, Haxhi Reci nga Llausha e Skenderajt ka bërë një projekt për privatizimin e klubit dhe rikthimin në mesin e skuadrave më të fuqishme në vend.
Reci në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se nëse gjithçka shkon mirë, synimi i parë është rikthimi në Superligën e Kosovës.
Megjithatë, ai thotë se tani për tani nuk ka asgjë definitive, pasi duhen sqaruar borxhet që trashëgon ekipi.
“Janë disa procedura, nuk është definitive asgjë. Kemi plane të mëdha dhe konkrete. Nëse vijmë deri të finalizimi. Unë e kam ndihmuar klubin që një vit dhe jam i interesuar për një projekt serioz. Kemi pasur disa kontakte me komunë dhe do ta bëjmë një ofertë. Klubi ka disa borxhe që duhet me i sqarua. Ne jemi shumë serioz. Qëllimi është i mirë, interesimin e kemi të madh, të shohim si do të shkojnë gjërat.’’, ka deklaruar Reci./IndeksOnline/
