Përfundojnë pjesët e para të xhiros së 34-të të Superligës së Kosovës, Ballkani po marshon drejt titullit

Kanë përfunduar pjesët e para të pesë ndeshjeve të xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës.
Kampioni në fuqi, Ballkani ka shkuar në pushim me epërsi 1-0 ndaj Fushë Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Drita e ka mbyllur pjesën e parë me barazim 0-0 ndaj Feronikelit ’74.
KNë stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi ka shkuar në pushim me epërsi 1-0 ndaj Malishevës.
Në dy ndeshjet tjera, Liria – Gjilani, pjesa e parë u mbyll me barazim 1-1, ndërsa Dukagjini – Prishtina u mbyll me barazim 0-0./IndeksOnline/