75 Mall Live Search
16:51 / E Diele, 12 Maj 2024 / G T

Drita i thotë “lamtumirë” titullit, barazon ndaj Feronikelit

Skuadra e Dritës nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Feronikelit, e vlefshme për javën e 34-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë 0:0 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan Indeksonline

No description available.

Dy skuadrat patën rastet e tyre për shënim, por asnjëra nuk arriti ta tundte rrjetën.

Me këtë barazim, “Intelektualët” i thonë lamturmirë titullit kampion për sezonin aktual 2023/24, pasi mbetën gjashtë pikë (66) mbrapa liderit Ballkanit (72).

Në anën tjetër, Feronikeli shkon në kuotën e 38 pikëve në pozitën e 8-të, pozitë kjo që çon në barazh./Indeksonline/