75 Mall Live Search
17:03 / E Diele, 12 Maj 2024 / G T

Ballkani vazhdon me fitore, Llapi merr tri pikë dhe shpreson për titull

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Superligën e Kosvoës.

Golat për ekipin e Ilir Dajës i shënuan: Hamidi, Korenica dhe Kryeziu, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, Ballkani vazhdon kryesimin në ligë me 72 pikë, katër më shumë se vendi i dytë Llapi (68).

Pikërisht skuadra e Tahir Batatinës në këtë xhiro u rikthye te fitorja, pasi mposhti minimalisht 1:0 Malishevën.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Januzi në minutën e 37’të.

Ndeshja e ardhshme në Superligë është ajo mes Ballkanit dhe Llapit./Indeksonline/