S’kishte shënuar gol nga marsi i vitit të kaluar, Ivan Perisic ia bën sefte me Hajduk Splitin

Skuadra e Hajduk Splitit është duke barazuar 1:1 ndaj Istra 1961 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në elitën e futbollit kroat.
Golin për ekipin mysafir e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kroacisë, Ivan Perisic, shkruan Indeksonline
Perisic shënoi një gol tejet të bukur në stilin vollej dhe ky ishte i pari me fanellën e Hajdukut që prej transferimit nga Tottenham Hotspur në afatin e dimrit.
Kujtojmë që Perisic nuk kishte shënuar gol që nga muaji mars i vitit të kaluar./Indeksonline/