75 Mall Live Search
09:23 / E Hënë, 13 Maj 2024 / L K

U kap me substanca narkotike, arrestohet një prishtinas

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili posedonte substance narkotike.

I dyshuari është arrestuar në Prishtinë në orët e vona.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike. Me vendim të prokurorit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK, shkruan IndeksOnline.